“Vedat Muriqi” i ri, Jetmir Topalli do t’i bashkohet Malatayasporit

Pas shkëlqimit në elitën e futbollit kosovar, Jetmir Topalli do të vazhdoj karrierën në futbollin turk.

Sulmuesi anësor ishte ndër më të mirët te Ballkani edicionin e fundit, ndërsa më nuk do të jetë pjesë e klubit nga Suhareka.

Mediat turke kanë bërë të ditur se futbollisti i Ballkanit ka arritur marrëveshjen me klubin Yeni Malatyaspor.

Pas kthimit, Topalli nuk e zhgënjeu besimin e trainerit Ismet Munishi.

Sulmuesi i talentuar tërhoqi vëmendjen me performancën e tij prej 5 golave ​​dhe 1 asistimit në 26 ndeshje që luajti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.