Vedat Muriqi futbollisti që i është rritur vlera më së shumti në Turqi, e kalon edhe Radamel Falcaon

05.10.2019

Ylli i kombëtares së Kosovës njëherish edhe ylli i skuadrës nga Turqia, Fenerbahçes, Vedat Muriqi është duke kaluar një superformë duke dhënë gjithçka në fushë vetëm e vetëm për të sjellë fitore. Nuk ka edhe shumë muaj që Sulmuesi nga Kosova iu bashkua gjigantit turk Fenerbahçe, Muriqi gjatë afatit kalimtar të verës e bëri hapin […]

Vedat Muriqi futbollisti që i është rritur vlera më së shumti në Turqi, e kalon edhe Radamel Falcaon Foto: Ilustrim

Ylli i kombëtares së Kosovës njëherish edhe ylli i skuadrës nga Turqia, Fenerbahçes, Vedat Muriqi është duke kaluar një superformë duke dhënë gjithçka në fushë vetëm e vetëm për të sjellë fitore.

Nuk ka edhe shumë muaj që Sulmuesi nga Kosova iu bashkua gjigantit turk Fenerbahçe, Muriqi gjatë afatit kalimtar të verës e bëri hapin e madh duke iu bashkuar kësaj skuadre për 3.5 milionë euro.

Në shtatë takimet e para në Superligën e Turqisë, Muriqi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Prizrenasi ka pasur paraqitje shumë të mira edhe me Përfaqësuesen e Kosovës dhe kjo ka bërë që vlera e tij të rritet.

Mediumi i specializuar për transferimet e lojtarëve dhe vlerat e tyre, ‘Transfermarkt’, ia ka rritur për 220% çmimin Muriqit.

Nga 2,5 milionë euro sa vlerësohej prizrenasi, tani në ‘Transfermarkt’ vlera e tij është tetë milionë euro.

Reprezentuesi i Kosovës është futbollisti që iu ka rritur më së shumti vlera deri më tani në elitën e futbollit turk.

Ai tani ndodhet më lart se sulmuesi i Galatasarayt, Radamel Falcao që ka pasur rënie në vlerën e tij.

25-vjeçari tani është njëri nga gjashtë futbollistët më të vlefshëm në kampionatin turk.

E falë formës së mirë, shumë skuadra të mëdha evropiane përfshirë Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Fiorentina, Lazio e Napoli po interesohen për Muriqin.

Mirëpo vështirë që Fenerbahce do ta lejoj largimin e tij pa u paguar shuma prej 40 milionë eurove. /Telegrafi/