Vedat Muriqi e zbulon vetë destinacionin e radhës

07.11.2019

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka thënë se shpreson të luajë në Angli. “Objektivi im i parë ishte të luaja për klube të mëdha nga Evropa. Kur erdhi oferta zyrtare nga Fenerbahce ishte vështirë ta refuzoja. Ndryshimi i shtetit do të ishte i vështirë për […]

Vedat Muriqi e zbulon vetë destinacionin e radhës Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka thënë se shpreson të luajë në Angli.

“Objektivi im i parë ishte të luaja për klube të mëdha nga Evropa. Kur erdhi oferta zyrtare nga Fenerbahce ishte vështirë ta refuzoja. Ndryshimi i shtetit do të ishte i vështirë për mua, prandaj e vendosa afrimin me Fenerin dhe gruan time”, ka thënë Muriqi.

“Ëndrra ime është Premier League. Qëllimi im kryesor është Anglia, pasi më pëlqen si futboll dhe mendoj se më përshtatet duke u bazuar te mundësitë e mia fizike. Unë mora një pasaportë turke kur luaja me Giresunsporin dhe presidenti ka folur disa herë me trajnerin e kombëtares Fatih Hoxha. U ndal gjithçka për shkak të problemeve me dokumentet”, ka treguar ai për televizionin NTV./insporti/