12.06.2019, 9:14

Vazhdon turniri në futboll të vogël për nder të Ditës së Çlirimit në Suharekë

Për nder të Ditës së Çlirimit – 13 Qershori në Suharekë u organizua turneu në futboll të vogël, klubet pjesmarrëse janë nga fshatrat e Komunës së Suharekës.

Për 14 ditë radhazi me datën 30 Maj dhe 12 Qershor 2019, në Suharekë u mbajt turniri në futboll të vogël, për nder të Ditës së Çlirimit të Suharekës, organizimi përfundoi me sukses, tani ka mbetur të zhvillohet vetëm finalja, ku në këtë finale kanë shkuar dy ekipe të cilat kanë treguar rezultat më të shkëlqyeshëm në këtë turnir.

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë me kohë i kishte bërë te gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithsesi ishte në dispozicion të plot të dashamirëve të futbollit, të cilët vlerësuan si shumë domethënëse mbarëvajtjen e turnirit në drejtim të qetësisë, korrektësisë dhe sjelljeve sportive nga  të gjithë pjesëmarrësit. 

LEXO EDHE:  Xavi: Nuk e kam problem të bëhem trajner i Barcës

Më ketë turnir u dëshmua edhe njëherë se Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë ka aftësi të mirëfillta organizative për të marrë me seriozitet përgjegjësitë qe ju takojnë ndaj të rinjve Suharekas.

Në këtë turnir i cili u mbajt për nder të Ditës së Çlirimit të Suharekës (13 Qershor), pjesëmarrja e ekipeve konkurruese ishte e kënaqshme dhe shumë kualitative, qe kryesisht rezultojë edhe në lojë shumë cilësore dhe e pranueshme për publikun Suharekas

Pasi që nesër zhvillohet finalja, ditën e mërkurë (12.06.2019), në finale kanë kaluar dy ekipet si: DORI FARM dhe SWISS STOREN MP.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.