Vazhdon kriza e FC Ballkanit, nuk arrinë të shënoj asnjë gol kundër Ferizajit
- 19.03.2023

Skuadra e Ballkanit është futur në një kriz të madhe rezultatesh.
Kampioni në fuqi i Kosovës, është ndalur në udhëtim te Ferizaji, me barazim 0-0.
Skuadra e Ilir Dajës, nuk di për fitore që nga 23 shkurti kur mposhti Trepçën ’89, gjë që i ka kushtuar me humbje të vendit të parë në tabelë.
Që nga ajo kohë, Ballkani ka katër barazime dhe një humbje në Superligë si dhe një humbje në Kupën e Kosovës.
Në anën tjetë Ferizaji pas dy fitoreve radhazi, ka marrë një barazim të madh sot, ku shpeson për të qëndruar në Superligë edhe për një sezon./IndeksOnline/
