Vazhdon EURO2020, sot zhvillohen tri sfida interesante

17.06.2021

Kemi hyrë në ditën e 7-të të Kampionatit Evropian “EURO2020”, ku tashmë ka përfunduar edhe rrethi i parë i ndeshjeve të fazës së grupeve. Ndërsa dje ka nisur rrethi i dytë në këtë kampionat, ku sot në kuadër të rrethit të dytë do të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante. Duke nisur nga ora 15:00, “Arena […]

Vazhdon EURO2020, sot zhvillohen tri sfida interesante

Kemi hyrë në ditën e 7-të të Kampionatit Evropian “EURO2020”, ku tashmë ka përfunduar edhe rrethi i parë i ndeshjeve të fazës së grupeve.

Ndërsa dje ka nisur rrethi i dytë në këtë kampionat, ku sot në kuadër të rrethit të dytë do të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante.

Duke nisur nga ora 15:00, “Arena Naționala” në Bukuresht përballen Ukraina dhe Maqedonia e Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin C.

Të dyja kombëtaret kanë pësuar humbje në ndeshjet e para, Ukraina ndaj Holandës dhe Maqedonia e Veriut ndaj Austrisë.

Ndërsa udke filluar nga ora 18:00, në kuadër të Grupit B do të zhvillohet ndeshja Belgjika – Danimarka, ndeshje kjo e cila zhvillohet në “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Kombëtarja belge e kryeson grupin me tri pikë, ndërsa Danimarka ndodhet e fundit me zero pikë.

Ndërsa ndeshja e fundit për ditën e sotme do të jetë ajo në mes të Holandës dhe Austrisë, në kuadër të grupit C, kjo ndeshje do të zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam me fillim prej orës 21:00.

Të dy këto kombëtare vijnë nga suksesi në ndeshjet e para ndaj Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut dhe kryesojnë grupin me nga 3 pikë secila.

Etiketat