Vazhdojnë lëndimet për Hazardin, pritet të mungojë për dy ndeshjet ndaj Chelseat
Hazard ka kaluar nëpër disa momente jashtëzakonisht të pakëndshme në Spanjë që prej se u largua nga Chelsea në vitin 2019, duke dështuar që të mbajë konsistencën e tij te Reali për shkak të një kombinimi të formës së dobët dhe lëndimeve të shpeshta. Hazard nuk është ftuar në grumbullim me Belgjikën nga trajneri Roberto […]
Hazard ka kaluar nëpër disa momente jashtëzakonisht të pakëndshme në Spanjë që prej se u largua nga Chelsea në vitin 2019, duke dështuar që të mbajë konsistencën e tij te Reali për shkak të një kombinimi të formës së dobët dhe lëndimeve të shpeshta.
Hazard nuk është ftuar në grumbullim me Belgjikën nga trajneri Roberto Martinez për ndeshjet e këtij muaji të kombëtares, dhe tani është konfirmuar nga Reali se është planifikuar një operim me shpresën që do të mënjanojë një problem që e ka penalizuar Hazard gjatë tërë vitit.
“Gjatë ditëve në vazhdim, lojtari jonë Eden Hazard do t’i nënshtrohet një operimi për të larguar pllakën osteosinteze në femurin e tij të djathtë”, shkruante në komunikatën e Realit.
Paraqitjet e fundit të Hazard me Realin ishin kryesisht paraqitje me minutazhë të vogël, ndërsa nuk është paraqitur me gjigandin spanjoll që nga barazimi 2:2 me Elchen në muajin janar.