13.09.2019, 19:26

Vataj përcjell ndeshjen dhe uron Ballkanin për fitoren ndaj Trepçës

Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë skuadër e pamposhtur.

Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë Trepçës ’89 të pamposhtur deri në këtë javë, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3-2, në kuadër të javës së 4-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Trepçës ’89 dhe tani ka përfunduar gjithçka në Suharekë, ku Ballkani arriti ta mposhtë njërën prej skuadrave të pamposhtur deri tani, me rezultat 3:2.

E ndeshjen Fc Ballkani – Trepça e ka përcjellur edhe kryetari i PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj. I shoqëruar nga të rinjët e PDK-së, Vataj ka uruar klubin vendas për fitoren.

LEXO EDHE:  Trajneri i PSG-së: Neymar është 100 përqind me ne
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.