Valverde pozitiv me COVID-19, humb ndeshjen gjysmëfinale ndaj Chelseas

Valverde pozitiv me COVID-19, humb ndeshjen gjysmëfinale ndaj Chelseas
Çlirim Gashi

21.04.2021 / Sport

Edhe një javë na ndajnë nga ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubet që janë kualifikuar në gjysmëfinale janë duke zhvilluar seanca stërvitore për ndeshjet që i presin duke filluar nga Liga e Kampionëve e deri tek ligat vendore.

Janë bërë më shumë se një vit që kur janë shfaqur rastet e para të infekimeve me COVID-19, normalisht që ky virus ka prekur edhe shumë futbollistë.

Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se ylli i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Pas testeve të kryera sot, lojtari ynë, Fede Valverde, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ky është një lajm i keq për Zinedine Zidanen, sepse sipas të gjitha gjasave, s’do të mund të jetë i gatshëm për sfidën me Chelsean në Ligën e Kampionëve. 

RAPORTO