Sport

Valon Berisha, heroi i kombëtares së Kosovës

Foto: Ilustrim

Presitgjozja italiane Il Messaggero i ka kushtuar një shkrim, lojtarit të Lazios dhe kombëtares së Kosovës, Valon Berishës.

Ata e kanë cilësuar Berishën si një hero i Kosovës së vogël, duke theksuar se me hyrjen e tij në lojë, loja e Kosovës ndryshoi për të mirë.

“Pas një viti me probleme fizike, tanimë është koha e Berishës. Një protagonist absolut. Ndoshta, as ai nuk e priste një kthim kaq të rëndësishëm dhe inkurajues. Një përgjigje e mirë nga Valoni” shkruhet ndër tjerash në këtë shkrim.