Ulpiana – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës

29.10.2021

Derbi i kësaj jave do të luhet të dielën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, aty ku Prishtina i bënë konak Drenicës. Për të gjitha përballjet e xhiros së 12-të në Superligë, tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë. Në këtë xhiro do të zhvillohet edhe ndeshja në mes të Ulpianës dhe […]

Derbi i kësaj jave do të luhet të dielën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, aty ku Prishtina i bënë konak Drenicës.

Për të gjitha përballjet e xhiros së 12-të në Superligë, tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

Në këtë xhiro do të zhvillohet edhe ndeshja në mes të Ulpianës dhe Ballkanit, ku ky duel do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim prej orës 13:00.

Superndeshja mes Ulpianës dhe Ballkanit i është besuar gjyqtarit Valbon Hoxhës me ndihmësit, Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi dhe Arben Halilaj, ndërsa në VAR do jetë Lirim Jashari.

Kurse, në AVAR do të jetë Eridon Podvorica, operator do të jetë Valon Bllacaku, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Ilir Shuleta dhe delegat: Valon Duraku.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 12-të në elitën e futbollit kosovar.