UEFA vjen në ndihmë të klubeve, krijon fond 6 miliardë euro për të kaluar krizën nga pandemia

20.08.2021

Emergjenca financiare në futboll për shkak të pandemisë nga COVID-19 duket se nuk ka mbaruar. Shumë klube të mëdha janë përballur me humbje të mëdha për shkak të pandemisë, madje klube të tilla si Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus, kanë marrë hua në banka ose fonde investimesh për të mbyllur shpenzimet vjetore. Mësohet se qeveria […]

UEFA vjen në ndihmë të klubeve, krijon fond 6 miliardë euro për të kaluar krizën nga pandemia Foto: Ilustrim

Emergjenca financiare në futboll për shkak të pandemisë nga COVID-19 duket se nuk ka mbaruar.

Shumë klube të mëdha janë përballur me humbje të mëdha për shkak të pandemisë, madje klube të tilla si Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus, kanë marrë hua në banka ose fonde investimesh për të mbyllur shpenzimet vjetore.

Mësohet se qeveria e futbollit evropian po punon për një fond ndihme prej 7 miliardë dollarësh (afërsisht 6 miliardë euro) për të ndihmuar ekipet në vështirësi financiare që të menaxhojnë borxhet e tyre në rritje.

Siç është raportuar nga New York Times, rimbursimet për klubet do të lidhen me premiot e ardhshme të ndeshjeve të UEFA -s në të cilat klubet do të marrin pjesë; për ekipet e përfshira në Ligën e Kampionëve, ndihmat ose premiot mund të arrijnë deri në 100 milionë euro në vit.

Prej disa muajsh, UEFA ka qenë në bisedime me bankat dhe fonde investimesh private për krijimin e fondit të ndihmës për klubet europiane.

Sipas zyrtarëve, premiot ose ndihmat e para do të jenë në dispozicion për klubet që kualifikohen në tre garat evropiane: Champions League, Europa League dhe eventin e ri të Conference League.