Një nga idetë që qarkullonin nga federatat respektive anëtare të UEFA’së, ishte që kampionatet të mbyllen në formën e Play Offit.
Megjithatë, shtëpia numër një e futbollit evropian ka qenë e prerë sa i përket kësaj çështjeje, duke thënë se kampionatet nuk guxojnë të përfundojnë ashtu, në të kundërtën UEFA nuk do t’i njeh, raporton GazetaBlic
Këtë propozim e kishin dhënë autoritetet italiane të futbollit, që konsideronin se e vetmja formë për t’ia dhënë verdiktin final këtij edicioni që po kalon nën hijen e koronavirusit, do të ishte Play Offi.
Gabriele Favrina (kreu i FIGC – federata italiane e futbollit) e kishte propozuar këtë edhe në mbledhjen e përgjithshme që u mbajt të martën, megjithatë, drejtuesit e organit rregullativ të futbollit në kontinentin e vjetër kanë deklaruar se të gjithë kampionatet duhet të mbyllen deri me datën 30 të muajit Qershor.