UEFA publikon orarin për gjysmëfinalet në Champions League

15.04.2021

Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të Champions League. Ndërsa shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka publikuar orarin e gjysmëfinaleve të këtij kompeticioni. Chelsea pas dy ndeshjeve të zhvilluara ndaj Portos ka arritur të kalojë tutje në gjysmëfinale. Po ashtu Manchester City pas ndeshjeve të zhvilluara ndaj Borussia Dortmund, ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale. Kualifikim […]

Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të Champions League.

Ndërsa shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka publikuar orarin e gjysmëfinaleve të këtij kompeticioni.

Chelsea pas dy ndeshjeve të zhvilluara ndaj Portos ka arritur të kalojë tutje në gjysmëfinale.

Po ashtu Manchester City pas ndeshjeve të zhvilluara ndaj Borussia Dortmund, ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale.

Kualifikim në gjysmëfinale të Champions League-s kanë arritur edhe Real Madrid dhe Paris Saint-Germain (PSG).

Më 27 prill, ditë e martë, skuadra e Real Madridit e pret në shtëpi ekipin e Chelseat.

Kurse ditën e mërkurë, më 28 prill, Paris Saint-Germain pret Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Këto dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.