UEFA pritet ta largojë Fair Play Financiarin dhe të vendos kufirin e pagave dhe një ‘taksë luksi’

13.08.2021

Fair Play Financiar po u prish punë shumë klubeve të mëdha evropiane, ku së fundmi ishte rasti me Barcelonën, ku nuk pati mundësi të riparojë kontratën Messi me klubin katalunas. E për këtë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA thuhet se ka menduar ta heqë këtë rregull. UEFA pritet që të zëvendësojë Fair […]

UEFA pritet ta largojë Fair Play Financiarin dhe të vendos kufirin e pagave dhe një ‘taksë luksi’ Foto: Ilustrim

Fair Play Financiar po u prish punë shumë klubeve të mëdha evropiane, ku së fundmi ishte rasti me Barcelonën, ku nuk pati mundësi të riparojë kontratën Messi me klubin katalunas.

E për këtë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA thuhet se ka menduar ta heqë këtë rregull.

UEFA pritet që të zëvendësojë Fair Play Financiarin me kufi pagash si dhe taksa luksoze.

Kjo duke kufiziuar faturën e pagave në 70 për qind të të ardhurave, sipas asaj që raporton The Times, thuhet se planet do të paraqiten në muajin e ardhshëm.

Planet pritet të paraqiten në muajin tjetër, por UEFA shpreson që ndryshimet të realizohen vitin e ardhshëm.

Kufiri i ri pritet të kufizojë shpenzimet për pagat në rreth 70 për qind të të ardhurave nga klubi.

Por, çka ndodh nëse klubet futbollistike shkelin atë kufi?

Në rast se klubet shkelin kufirin e ri, atëherë të njëjtit obligohen të paguajnë një ‘taksë luksi’ që e njëjta rishpërndahet te klubet e tjera.

Roli i Fair Play Financiar tashmë nuk po merret edhe seriozisht nga shumë klube, duke bërë ta hupë efektin e saj, pasi që klubi anglez, Manchester City për transferimin e Jack Grealish ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, dhe në anën tjetër edhe klubi francez, Paris Saint-Germain e ka mbushur skuadrën me lojtar ndoshta të lirë në transferime, por me fitime të mëdha si: Sergio Ramos, Lionel Messi e Gianluigi Donnarumma.