UEFA mund të vendos sot për fatin e kampionateve!

UEFA pritet të mbajë sot një video-konferencë me anëtarët e saj.

Plot 55 federata do të jenë pjesëmarrës për të diskutuar rreth fatit të kampionateve në Evropë.

Kjo bëhet e ditur nga mediat shqiptare dhe një njoftim që FSHF ka dërguar ditë më parë.

“Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet më datë 23 prill dhe kjo mbledhje do të jetë menjëherë pas sesionit informues me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s që do të zhvillohet sot më 21 prill. Takimi do të përqendrohet te planet për kompeticionet vendëse dhe kompeticionet europiane”, citohej në njoftimin e FSHF-së, transmeton Gazeta Olle.

Pritet të shihet se me çfarë konkluzash do të dalë UEFA.

RAPORTO