UEFA: Ligat e futbollit mund të luhen deri në gusht

31.03.2020

UEFA do të zhvillojë një takim përmes videokonferencës në Nyon ditën e mërkurë, për të provuar të gjejë një zgjidhje të re me federatat për të vazhduar ligat evropiane si dhe Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Në këtë takim, shtëpia e futbollit evropian do të ofrojë një mundësi të re. Gazeta Tuttosport raporton […]

UEFA: Ligat e futbollit mund të luhen deri në gusht Foto: Ilustrim

UEFA do të zhvillojë një takim përmes videokonferencës në Nyon ditën e mërkurë, për të provuar të gjejë një zgjidhje të re me federatat për të vazhduar ligat evropiane si dhe Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Në këtë takim, shtëpia e futbollit evropian do të ofrojë një mundësi të re.

Gazeta Tuttosport raporton se UEFA do të paraqesë mundësinë që ligat e futbollit të luhen deri në gusht, në mënyrë që të shmanget një skenar që do të sillte anulimin e sezonit.

Deri në fund të këtij sezonit, kanë mbetur rreth dhjetë xhiro në pjesën më të madhe të ligave, që duhet rreth një muaj e gjysmë kohë për të përfunduar sezonin.

Finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës mund të shtyhen për muajt gusht dhe shtator.