UEFA: Granit Xhaka, lideri i Zvicrës në Euro 2020

02.06.2021

Janë duke u afruar ditët kur Kampionati Evropian “EURO 2020” do të fillojë ndeshjet. Ndërsa para fillimit të këtij kampionati, UEFA ka përshkruar të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse. Derisa në shkrimin për kombëtaret e tjera UEFA ka përshkruar lojtarët dhe se cili pritet të jetë lojtari kyç për kombëtaren. Në shkrimin për Zvicrën, shtëpia më e […]

UEFA: Granit Xhaka, lideri i Zvicrës në Euro 2020 Foto: Ilustrim

Janë duke u afruar ditët kur Kampionati Evropian “EURO 2020” do të fillojë ndeshjet.

Ndërsa para fillimit të këtij kampionati, UEFA ka përshkruar të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse.

Derisa në shkrimin për kombëtaret e tjera UEFA ka përshkruar lojtarët dhe se cili pritet të jetë lojtari kyç për kombëtaren.

Në shkrimin për Zvicrën, shtëpia më e madhe e futbollit si lojtarin kryesor e kanë përshkruar Granit Xhakën.

Në profilet që shtëpia e futbollit evropian ua ka bërë ekipeve kombëtare, pjesëmarrje në turneun e verës, Xhaka vlerësohet si lideri që do ta shpjerë Zvicrën larg në Euro 2020.

Lojtari kryesor: Granit Xhaka

Një lojtar i ashpër me vizion të shkëlqyeshëm, Xhaka e mban Zvicrën së bashku. Fakti që Zvicra dorëzoi një epërsi 3:0 kundër Danimarkës pas zëvendësimit të tij në minutën e 79-të për të barazuar një kualifikuese të Marsit 2019, ju tregon shumë.

Kujtojmë se Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës në Evropian. Si lojtar që duhet shikuar, UEFA.com e ka përcaktuar Breel Embolo.

A e keni ditur: Zvicra ka kaluar me sukses çdo fazë të grupeve nën drejtimin e Petkoviq, por ende nuk ka fituar një ndeshje nokaut: në Kupat e Botës 2014 dhe 2018, EURO 2016 dhe Ligën e Kombeve.

Zvicra është në Grupin A, së bashku me Italinë, Turqinë dhe Uellsin.

Ndryshe tashmë Zvicra ka emëruar skuadrën e tyre prej 26 personash.

Portierë: Yann Sommer (Mönchengladbach), Yvon Mvogo (PSV), Jonas Omlin (Montpellier)

Mbrojtësit: Manuel Akanji (Dortmund), Loris Benito (Bordeaux), Eray Cömert (Basel), Nico Elvedi (Mönchengladbach), Jordan Lotomba (Nice), Kevin Mbabu (Wolfsburg), Becir Omeragic (Zürich), Ricardo Rodríguez (Torino) , Fabian Schär (Newcastle United), Silvan Widmer (Basel)

Mesfushorët: Christian Fassnacht (Young Boys), Edimilson Fernandes (Mainz), Remo Freuler (Atalanta), Admir Mehmedi (Wolfsburg), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Frankfurt), Ruben Vargas (Augsburg), Granit Xhaka (Arsenal) , Denis Zakaria (Mönchengladbach), Steven Zuber (Frankfurt)

Sulmuesit: Breel Embolo (Mönchengladbach), Mario Gavranović (Dinamo Zagreb), Haris Seferović (Benfica)