UEFA e vlerëson Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë

11.09.2019

Në mbrëmjen e djeshme Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e parë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, ‘Luanët’ e Kosovës pësuan humbjen nga Anglia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian “Euro 2020”. Ndërsa UEFA e ka vlersuar Valon Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë, kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “St. Mary’, ku Kosova […]

UEFA e vlerëson Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë Foto: Ilustrim

Në mbrëmjen e djeshme Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e parë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, ‘Luanët’ e Kosovës pësuan humbjen nga Anglia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Ndërsa UEFA e ka vlersuar Valon Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë, kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “St. Mary’, ku Kosova u mposhtë me rezultat 5:3, me gjithatë ishte një ndeshje spektakolare.

Dy gola për Kosovën dje i shënoi mesfushori Valon Berisha i cili dhuroi një paraqitje të mrekullueshme në fushën e lojës. Paraqitja e Berishës ka rënë në sytë e mediave ndërkombëtare si dhe te shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

UEFA ka përzgjedhur Berishën në mesin e katër futbollistëve me paraqitjet më të mira në ndeshjet e mbrëmshme.