UEFA beson në ruajtjen e piramidës momentale të futbollit evropian

21.12.2023

UEFA ka shprehur besimin se piramida momentale e futbollit evropian do të ruhet.  Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë. […]

UEFA beson në ruajtjen e piramidës momentale të futbollit evropian Foto: Ilustrim

UEFA ka shprehur besimin se piramida momentale e futbollit evropian do të ruhet. 

Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë.

“UEFA është njohur sot me vendimin e dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për Superligën Evropiane. Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse evropiane. UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën europiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin evropian të sportit së bashku me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet evropiane, qeveritë dhe partnerët e saj”, ka shkruar UEFA në një komunikatë. “Ne besojmë se piramida evropiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet evropiane dhe kombëtare”.