UEFA afat federatave: Deri me këtë datë duhet të na njoftimi për rifllim të kampionatit

Federata Evropiane e Futbollit ka kërkuar nga federatat e shteteve anëtare të saj që të raportojnë për rinisjen apo mbylljen e parakohshme të kampionatit deri në datën 25 maj.

Në një komunikatë të fundit të publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së, bëhet me dije që të argumentohen arsyet e mbylljes së kampionatit.

E gjitha kjo bëhet në kuadër të regjistrimit të skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane të sezonit të ardhshëm. UEFA thekson se nuk do të lejojë skuadra të garojnë në këto aktivitete nëse janë shkelur procedurat e regjistrimit të klubeve, kampionati është mbyllur në mënyrë jo të rregullt, etj.

Njoftimi I FSHF-së:

UEFA cilëson se kualifikimi për kompeticionet europiane duhet të jetë mbi merita sportive, gjithashtu të vetëdijshëm që situata e paprecedentë që po shkaktojnë masat e ndërmarra prej Covid-19 po i vë në rrezik kampionatet kombëtare.

Grupi i punës për konfigurimin e Kalendarit të ndeshjeve (ku është anëtare UEFA me ECA-n) po punon për të gjetur të gjitha hapësirat që ndeshjet e kompeticioneve kombëtare dhe ato Europiane të rifillojnë pa cënuar sigurinë e jetës dhe shëndetit.

UEFA përmes Udhëzuesit të saj mbi Parimet e Pranueshmërisë lidhur me kompeticionet Europiane bën me dije se:

1. Të gjitha federatat duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për ti rifilluar dhe mbyllur kampionatet kombëtare;

2. Të gjitha federatat duhet që brenda 25 Majit të njoftojne UEFA-n mbi datën e rifillimit të kampionatit dhe formatin që do të aplikojne;

3. Pavarësisht përpjekjeve për ti mbyllur kampionatet siç duhet, mbyllja e parakohshme mund të jetë veçanërisht në rastet e mëposhtme:

a)Ekzistenca e një vendimi qeveritar për të mbajtur të pezulluara aktivitetet sportive deri në një datë e cila do e bënte të vështirë dhe të pamundur përfundimin e kampionatit aktual, deri përpara mundësisë së fundit për nisjen e sezonit tjetër;

b)Argumentime specifike ekonomike dhe financiare të cilat do justifikonin se vazhdimi i kampionatit do ishte financiarisht i nxituar apo që mund të vinte në vështirësi financiare afatgjata klubet;

4.Për të gjitha arsyet e mësiperme, në rast se do ketë një mbyllje të parakohshme të kampionatit, UEFA duhet njoftuar nga federatat deri në datën 25 Maj me të gjithë justifikimin e elaboruar dhe për të zgjedhur klubet pjesëmarrëse për edicionin 20/21 bazuar në meritën sportive të sezonit 19/20 sipas:

a)Vendimeve që do marrin federatat bazuar në procedura që respektojnë parimet e objektivitetit, jo-diskriminimit dhe transparencës.

b)Konfirmimit final nga organet relevante kompetente vendase për përcaktimin final të klubeve që do të kualifikohen për kompeticionet Europiane;

5.Për ato raste kur kampionati mbyllet përpara kohe UEFA mban të drejtën të refuzojë ose të rishikojë propozimin e federatës për një klub kur:

a)Kampionatet janë mbyllur para kohe pa ju përmbajtur parimeve të këtij Udhëzuesi ose pa një arsye ligjitime nga organet e shëndetit publik;

b)Procedurat e përzgjedhjes së klubeve nuk kanë qenë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese;

c)Ekziston një perceptim publik se perzgjedhja e klubit/ve është bërë në formë të pandershme;

6.Të gjitha kriteret e pranimit të klubeve në Rregulloret përkatëse të kompeticioneve europiane mbeten në fuqi;

7.Ky Udhëzues është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe afekton kompeticionet e Ligës së Kampioneve, Europa Ligës, Ligës Kampioneve Femra, Liga e Moshave dhe Liga e Kampioneve Futsal.

RAPORTO