U lëndua në fund të ndeshjes, Pochettino tregon gjendjen e Mbappes

U lëndua në fund të ndeshjes, Pochettino tregon gjendjen e Mbappes
Çlirim Gashi

24.04.2021 / Sport

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino, ka folur për lëndimin e Kilyan Mbappes.

Mbappe shënoi dy gola në fitoren e Parisit kundër Metz, gola të cilët ishin jetikë për të marrë pikët e plota dhe për ta rikthyer skuadrën në vendin e parë në Ligue 1.

Por, Mbappe u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 87 pas një lëndimi të pësuar.

Lëndimi dukej serioz, ku më pas mediat nisën spekulimet se ai mund të mungojë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Pochettino tha se nuk ishte serioz lëndimi.

“Ai morri një goditje, një shtrëngim në muskuj”, tha ai.

“Ne mendojmë që nuk është ndonjë gjë e madhe, por do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Pochettino.

RAPORTO