Bizneset Vende Pune Ofertat

Turneu humanitar në Reshtan për t’i dalur në ndihmë Taulant Përzhakut, mbi 25 ekipe të paraqitura deri tani

Turneu humanitar në Reshtan për t’i dalur në ndihmë Taulant Përzhakut, mbi 25 ekipe të paraqitura deri tani

28.09.2022 Sport

Deri tani mbi 25 ekipe të paraqitura në turneun humanitar për t’i dalur në ndihmë Taulant Përzhakut.

Të rinjtë e fshatit Reshtan përmes organizimit të një turneu në futboll të vogël janë duke grumbulluar mjete për t’i dalur në ndihmë bashkëfshatarit të tyre Taulant Përzhaku i cili ka nevoj për transplantin e veshkës të cilën do të ia dhuroj nëna e tij.

Deri tash pjesmarrjen në këtë turnir e kanë paraqitur mbi 25 ekipe, turniri do të mbahet ditën e diel në palestrën TopArena në Reshtan.

Gjithashtu edhe mjetet e grumbulluara nga reklamat e bizneseve që do të vendosën rreth fushës do të dhurohen për shërimin e Taulantit.

Kjo formë e organizimit si duket është pritur mirë nga futbolldashësit dhe qytetarët e Komunës së Suharekës.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Për herë të dytë anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Flamuri i Arbrit” në Reshtan

Për herë të dytë anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Flamuri i Arbrit” në Reshtan

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë kishte njoftuar se ka rihapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle.

Bazuar në nenin 68, Paragrafi 1, të Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët Publik, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka njoftuar se ka bërë publikimin e shpalljes së konkursit për vendin e lirë të punës në DKA-Suharekë për pozitën: Drejtor në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan, raporton SuharekaOnline.

Mirëpo, lidhur me këtë konkurs DKA-Suharekë gjatë ditës së enjte (7.09.2023) ka bërë të ditur se i njëjti është anuluar.

Në njoftimin e DKA-Suharekë thuhet se bazuar në nenin 8, pika 2.2 të UA nr. 151/2020 është marrë vendim për anulimin e konkursit 05 nr.111-32769 të datës 18.07.2023 për pozitën drejtor i shkollës SHFMU “Flamuri i Arbërit” në Reshtan.

Shkaku i shamisë përjashtoi mësuesen nga puna, ish-drejtori i shkollës së Reshtanit nuk e pranon fajsinë para gjykatës

Shkaku i shamisë përjashtoi mësuesen nga puna, ish-drejtori i shkollës së Reshtanit nuk e pranon fajsinë para gjykatës

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit”, është ulur në bankën e të akuzuarve për t’u ballafaquar me aktakuzën e Prokurorisë që rëndon ndaj tij.Bytyçi po ngarkohet për veprën penale, shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë i pandehuri në gusht të vitit 2022, kishte vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e detyrës dhe t’ia mohojë nënshkrimin në listën e arsimtarëve prezent.

Megjithëse, për shumë vite përcolli breza të nxënësve, mësueses iu pamundësua hyrja në shkollë kur vendosi të barte shaminë. Përballë kësaj akuze, ish drejtori Bytyçi u deklarua i pafajshëm.

“Nuk e pranoj fajësinë, pasi aktakuza është e pabazuar”- tha ai.

Muhamet Mujaj, avokat i cili përfaqëson mësuesen Lezi, ka deklaruar se qëndron prapa ndjekjes penale dhe pranë kërkesës pasurore juridike.

Pas kësaj gjykata ka udhëzuar të akuzuarin që në afatin prej 30 ditësh të parashtrojë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Sipas aktakuzës më datë 30 gusht 2022, në fshatin Reshtan, Komuna e Suharekës, në shkollën fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, si drejtor i shkollës duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij ia mohon ose ia kufizon të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të saj ose për të gëzuar autonominë e saj fetare të dëmtuarës, Remzije Lezi.

Në aktakuzë thuhet se pasi e dëmtuara kishte vendosur mbulesë fetare dhe për herë të parë ishte paraqitur me mbulesë në shkollën ku punonte si mësimdhënëse e matematikës, i pandehuri si drejtor i shkollës ia ndalon hyrjen në objekt.

Prokuroria thotë se e dëmtuara edhe përkundër ndalesës ka shkuar në shkollë dhe ka qëndruar aty aq sa ka qenë e paraparë të rri por që nuk është lejuar të nënshkruaj listën e prezencës në detyrë e as listën e sindikatës meqë ishin në grevë.

Ditën kritike i pandehuri ia ofron të dëmtuarës vendimin e Këshillit Drejtues të shkollës nr.31 datë 29 gusht 2022, në bazë të së cilit nuk i lejohet ushtrimi i profesionit të mësueses në atë shkollë dhe pas këtij vendimi e njëjta dy ditë nuk shkon në shkollë por pasi dëgjon në lajme kryetarin e komunës së Suharekës, se ai vendim është i pavlefshëm të nesërmen shkon në shkollë por përsëri i pandehuri i kërkon që të largohet dhe po ashtu ia mohon të drejtën e nënshkrimit në listën e arsimtarëve prezent në shkollë.Me këtë sipas Prokurorisë i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës. /Kallxo/

Studençani, Samadrexha, Reshtani e Dobërdelani të martën mbesin 5 orë pa rrymë

Studençani, Samadrexha, Reshtani e Dobërdelani të martën mbesin 5 orë pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se të martën në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

KEDS-i ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë prej orës 09:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.

Vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë, Studençan dhe rruga “Skenderbeu” në Suharekë.

“TS 110/10 kV Theranda  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Studenqani -Gurthyesi  (kodi: 32000018) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë dhe Studençan.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  kontrollimi dhe revizioni i rrjetit të tensionit të mesëm.

3.

Nga TS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Studenqani 2 (kodi: 32000024) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Reshtan, Samadrexhë, Studenqan dhe rr.Skënderbeu.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  kontrollimi dhe revizioni i rrjetit të tensionit të mesëm.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Moler Andi Ndërtimtari Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë