Tuchel rezulton pozitiv me COVID-19: Chelsea udhëton në Kupën e Botës për Klube pa trajnerin e tyre

05.02.2022

Chelsea do të udhëtojë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s si kampion i Evropës, por mund të jetë pa trajnerin e tyre Thomas Tuchel, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19. “Thomas Tuchel ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, filloi deklarata e Chelsea. “Trajneri i Chelseat tani do […]

Tuchel rezulton pozitiv me COVID-19: Chelsea udhëton në Kupën e Botës për Klube pa trajnerin e tyre Foto: Ilustrim

Chelsea do të udhëtojë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s si kampion i Evropës, por mund të jetë pa trajnerin e tyre Thomas Tuchel, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Thomas Tuchel ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, filloi deklarata e Chelsea.

“Trajneri i Chelseat tani do të ndjekë protokollet e nevojshme të izolimit dhe shpreson të bashkohet me ekipin në Abu Dhabi më vonë javën e ardhshme.

“Ekipi fluturon për Kupën e Botës për Klube pas ndeshjes së sotme të pasdites në FA Cup me Plymouth Argyle”.

Ndihmës trajneri i gjermanit, Arno Michels, do të marrë drejtimin e skuadrës në mungesë të Tuchel.