Si Carlo Ancelotti ashtu edhe Florentino Perez kanë identifikuar tri objektiva kryesorë për tregun e transferimeve të verës, me synimin për të forcuar fusha të ndryshme të skuadrës.

Më poshtë mund të shikoni se kush janë prioritet për Los Blancos për afatin e verës:

Kylian Mbappe:

Para së gjithash, klubi spanjoll i ka sytë te Kylian Mbappe, ardhja e të cilit do të ishte një nxitje e madhe për sulmin e Real Madridit.

Sulmuesi francez do të mbërrinte si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në në verë dhe pritet të jetë bashkëlojtari ideal i lojtarëve si Vinicius Junior dhe Rodrygo në vijën sulmuese.

Bernardo Silva:

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i Real Madridit është Bernardo Silva, mesfushori portugez i Manchester Cityt.

Silva ka tërhequr vëmendjen e klubit Merengue sepse ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij, duke e bërë atë një opsion të mundshëm për të përforcuar mesfushën dhe ndoshta për të marrë vendin e Luka Modric.

Leny Yoro:

Së fundi, Real Madrid kërkon të forcojë mbrojtjen e tyre me inkorporimin e Leny Yoro, një mbrojtës francez premtues nga Lille. Yoro po shfaqet si një opsion afatgjatë për bardhezinjtë dhe do të mbërrinte për të plotësuar pozicionin e lënë nga Nacho, kontrata e të cilit skadon në verë.

Me praninë e Yoro, Real Madrid do të kishte një rotacion më solid mbrojtës, duke plotësuar lojtarë si Militao, Alaba dhe Rudiger.