Tre sportistë kosovarë garojnë të dielën në Tokio 2020

24.07.2021

Distria Krasniqi ishte sportistja e parë nga Ekipi Olimpik i Kosovës që zhvilloi garën në Tokio 2020. Krasniqi e nisi mbarë duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike. Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Rio 2016. Ndërsa nesër, e diel në ora 02:00 të mëngjesin me kohën tonë garën do […]

Tre sportistë kosovarë garojnë të dielën në Tokio 2020 Foto: Ilustrim

Distria Krasniqi ishte sportistja e parë nga Ekipi Olimpik i Kosovës që zhvilloi garën në Tokio 2020.

Krasniqi e nisi mbarë duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike.

Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Rio 2016.

Ndërsa nesër, e diel në ora 02:00 të mëngjesin me kohën tonë garën do ta nisë shenjëtari Drilon Ibrahimi, për të vazhduar në ora 04:00 xhudistja Majlinda Kelmendi.

Kurse në ora 12:00 garën do ta zhvillojë notarja Eda Zeqiri.