05.10.2019, 22:55

Tre lojtarë të klubit kosovar u sulmuan në zhveshtore

Drejtori sportiv i Ferizajt tregon sherrin që ndodhi: Na sulmuan tre futbollistë, njërin nga ta e gjakosën

Kryesia e klubit të Ferizajt ka reaguar me indinjatë pas një sulmi që i është bërë nga njerëzit e klubit të Llapit gjatë ndeshjes së zhvilluar sot (e shtunë) në Podujevë.

Ferizaj bëri befasinë e madhe duke arritur të mposht Llapin me rezultat 4-2 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull, pasi futbollistët e Ferizajt u sulmuan pas pjesës së parë në objektet brenda stadiumit.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori sportiv i Ferizajt, Nadir Haxhimusa ka treguar ngjarjen e hidhur që ndodhi në Podujevë.

Haxhimusa ka thënë se klubit i Ferizajt ndihet i indinjuar me pritjen e vendasve, të cilët ia sulmuan futbollistët, ku njëri përfundoi i gjakosur.

LEXO EDHE:  Data e re e “El Classicos”, FC Barcelona - Real Madrid

“Kryesia e klubit të Ferizajt është e indinjuar me pritjen që i është bërë në Llap”, ka thënë fillimisht Haxhimusa.

“Na kanë sulmuar tre lojtarë tonë, ndërsa njëri është i gjakosur”.

“Ne nuk kemi pasur me dalë në fushë në pjesën e dytë, por pas një bisede mes kryesisë dhe shtabit vendosëm të kthehemi dhe ta vazhdojmë lojën”.

“Këso pritje nuk duhet të ndodhin dhe këtë nuk e kemi pritur nga Llapi”.

“Ferizaj deri më tani i ka humbur katër ndeshje në shtëpi dhe në të katër ndeshjet ne i ia kemi uruar fitoren kundërshtarit”, përfundoi drejtori sportiv i Ferizajt.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.