Trajneri Shkëmbi me synime të mëdha te Ballkani, flet për përgatitjet në Shqipëri

09.01.2021

Skuadra futbollistike nga Suhareka, Ballkani tash e disa ditë ndodhet në Durrës, ku po përgatitet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës. Këto seanca stërvitore po drejtohen nga zëvendësuesi i Ismet Munishit, i cili vjen nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi. Shkëmbi kishte drejtuar klubet si: KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova […]

Trajneri Shkëmbi me synime të mëdha te Ballkani, flet për përgatitjet në Shqipëri Foto: Ilustrim

Skuadra futbollistike nga Suhareka, Ballkani tash e disa ditë ndodhet në Durrës, ku po përgatitet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Këto seanca stërvitore po drejtohen nga zëvendësuesi i Ismet Munishit, i cili vjen nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi kishte drejtuar klubet si: KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Ballkani ndodhet në pozitën e dytë në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës me 38 pikë, ndërsa në vendin e parë ndodhet Drita me 41 pikë.

Trajneri Shkëmbi ka thënë se faza përgatitore në Durrës po ecën mjaft mirë.

“Përgatitjet po ecin shumë mirë, po marrim ngarkesat e duhura dhe shpresojmë të mos kemi probleme dëmtimesh pasi kjo fazë është e rëndësishme”, ka thënë Bledi Shkëmbi për “Zeri.info.

Po ashtu Shkëmbi ka thënë se synimet me FC Ballkanin janë të mëdha dhe do të luftojnë për t’i arritur ato.

“Synimet e mia janë njësoj me ato të klubit dhe futbollistëve. Ne synojmë të fitojmë në çdo ndeshje dhe në fund të arrijmë objektivat”, përfundoi trajneri i FC Ballkanit, Bledi Shkëmbi.