“FC Suhareka shpreh mirënjohjen më të thellë për trajnerin Qendrim Kida për përkushtimin, punën dhe pasionin që ka dhënë për ekipin tonë. Gjatë kohës së tij në krye të skuadrës, ai ka sjellë disiplinë, profesionalizëm dhe një frymë të fortë ekipore, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Largimi i Kidës vjen pas një serie rezultatesh jo të mira, kulmi i të cilave ishte humbja e sotme ndaj Gjilanit. Kujtojmë që Kida kishte zënë vendin e trajnerit shqiptar, Shpëtim Duros, i cili po ashtu ishte larguar për shkak të rezultateve të dobëta.
Kida, i njohur për punën e tij të mëparshme në klube të tjera të Superligës, kishte marrë drejtimin e Suharekës me synimin për të përmirësuar pozicionin e skuadrës në tabelë. Megjithatë, rezultatet e dobëta kanë çuar në ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.