Trajneri i Sllovenisë flet për ‘Dardanët’: Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi

10.10.2020

Kombëtarja e Sllovenisë do të udhëtojë drejt Kosovës për ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Kombeve. Kjo është hera e parë që Kosova dhe Sllovenia do të takohen në nivel kombëtarë. Ndeshja do të luhet ditën e dielë me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”. Trajneri i kombëtarës së Sllovenisë, Matjazs Kek, […]

Trajneri i Sllovenisë flet për ‘Dardanët’: Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Sllovenisë do të udhëtojë drejt Kosovës për ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

Kjo është hera e parë që Kosova dhe Sllovenia do të takohen në nivel kombëtarë.

Ndeshja do të luhet ditën e dielë me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i kombëtarës së Sllovenisë, Matjazs Kek, ka mbajtur një konferencë për media para nisjes në Kosovë.

“Pas humbjes nga Greqia dhe barazimit me Moldavinë, Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi ndaj nesh. Por, vetëbesimi ynë do të jetë i rëndësishëm. Synimi është t’i marrim tre pikët” ka deklaruar Kek.

Matjazs Kek gjithashtu ka njoftuar se  skuadrës së tij do t’i mungojë sulmues Andrazs Sporar, derisa vendin e tij e ka zënë Lovro Bizhjak.

“Kemi pasur disa probleme në sulm pasi sulmuesit tanë nuk kanë luajtur që moti. Por, ardhja e Bizhjakut do të na ndihmojë për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve”.

Kujtojmë se Sllovenia në dy ndeshjet e para në grup, ka arritur një fitore dhe një barazim.