Sport

Trajneri i ri i Barcelonës, Setien: Ishte ëndërr e imja që të vija këtu

Foto: Ilustrim

Dje edhe zyrtarisht u shkarkuar trajneri i klubit katalunas, FC Barcelonës, Ernesto Valverde, ku shumë shpejt u gjet edhe zëvendësuesi i tij.

Quique Setien tashmë është trajneri më i ri i FC Bacelonës, ku sot ai për herë të parë është deklaruar si trajneri i këtij klubi.

Setien u prezantua sot si trajneri i ri i Barcelonës, teksa ka mbajtur edhe një konferencë për media, duke u shprehur tejet i lumtur që ka marrë drejtimin e klubit katalunas.

“Fillimisht dua ta falënderoj Presidentin Jose Bartomeun dhe të gjithë që më besuan që unë të jem këtu. Ishte një nga ëndrrat e mija që të vija këtu, është një ditë emocionuese për mua. Jam i ngazëllyer me projektin që ka klubi” – ishin fjalët e para të Setienit si trajner i kampionit spanjoll.