Trajneri i PSG-së: Neymar është 100 përqind me ne

23.09.2019

Thomas Tuchel trajner i klubit francez, PSG-së ka insistuar se sulmuesi Neymar është 100 përqind i përkushtuar ndaj skuadrës. Tuchel ka thënë kështu për shkak se ende raportohet që ylli brazilian do të largohet nga klubi francez, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Menaxheri i PSG-së ka thënë se Neymar është njëri ndër anëtarët kryesorë të […]

Trajneri i PSG-së: Neymar është 100 përqind me ne Foto: Ilustrim

Thomas Tuchel trajner i klubit francez, PSG-së ka insistuar se sulmuesi Neymar është 100 përqind i përkushtuar ndaj skuadrës.

Tuchel ka thënë kështu për shkak se ende raportohet që ylli brazilian do të largohet nga klubi francez, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Menaxheri i PSG-së ka thënë se Neymar është njëri ndër anëtarët kryesorë të skuadrës, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.