Kosova ka pasur mundësi që të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj Gjermanisë, por zgjodhi Danimarkën, këtë e tha trajneri i përfaqësuesës së Kosovës, Bernard Challandes.
Pasi që nesër zhvillohet ndeshja, Kosova kundër Danimarkës, sot u mbajt një konferencë për shtyp, ku trajneri i Kosovës tregon arsyen pse e zgjodhën Danimarkën para Gjermanisë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tha se arsyeja kryesore është sepse Gjermania dëshiroi të luanin në shtëpi dhe jo si musafirë.
Gjatë konferencës për shtyp, Challandes tha se: “Ne kemi mundur të luanim kundër Gjermanisë, por synimi ynë ishte të luanim në shtëpi dhe zgjodhëm Danimarkën”.
Kujtojmë se, ndeshja miqësore ndaj Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet nesër me datën 21 mars 2019, në ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.