Bizneset Vende Pune Ofertat

Trajneri i Kosovës flet për barazimin ndaj Zvicrës, Zhegrovën dhe kritikët

Trajneri i Kosovës flet për barazimin ndaj Zvicrës, Zhegrovën dhe kritikët

19.11.2023 Sport

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur me tone të larta pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës dhe “shuarjes” së ëndrrës së “dardanëve” për kualifikimin në Evropian.

Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport/Digitalb, tekniku foli me ironi për kritikët e tij dhe personat që, sipas tij, duan të vendosin se kush duhet të luajë.

Ndërsa më tej, Gliha deklaroi se Edon Zhegrova nuk do të luajë me Kosovën, ndaj sipas teknikut, nuk është me ta, jo sepse nuk e lejon klubi.

Barazimi me Zvicrën: “Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit, ajo më tha që kush duhet të luajë dhe ai që tha ajo, bëri gol, ajo më sugjeroi. Gjithë të mirat për Qeqën, por është e rrezikshme. Unë pranoj këshilla nga çdokush në Kosovë, edhe nga taksistët, nga kushdo. Mentaliteti është ajo që është më e rëndësishmja”.

I lumtur me barazimin: “Luajmë pa Rrahmanin, Rrashicën dhe Muriqin. Ne ndryshuam shumë lojtarë, por sot nuk ishte e gjithë skuadra. Zhegrova, për shembull, pati thënë që vjen për çdo ndeshje dhe nuk erdhi, se nuk donte të vinte. E ftova dy herë, me Andorrën dhe nuk erdhi, sërish nuk erdhi, por ai tha se klubi nuk e lejon, e vërteta është se ai nuk erdhi, se nuk dëshiron të vijë.”

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm

DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm

Departamenti amerikan i Shtetit tha se në Kosovë gjatë vitit 2022, institucionet e drejtësisë vazhduan të shqiptonin dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin, dhe tha se ka edhe lirime të parakohshme për këto akuza.

Në raportin për Terrorizmin për shtetet, sa i përket Kosovës, u tha se më 2022, Prishtina vazhdoi të riatdhesonte shtetasit e saj nga kampet dhe qendrat e ndalimit në Siri.

Aty u tha se operacioni i tretë i riatdhesimin të maj, u krye në bashkëpunim me Shqipërinë dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara.

“Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas. Vlerësohet se 80 shtetas të tjerë vazhdojnë të jenë në kampet e të zhvendosurve apo në qendrat e ndalimit, ose në fushëbeteja në Siri. Dënimet e ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin kanë vazhduar”, u tha në raportin e DASH-it, raporton REL.

Sipas SHBA-së, qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë vendit, “janë caqe potenciale për rekrutim nga organizatat të dhunshme ekstremiste, me orientim etno-nacionalist apo fetar”.

“Gjatë vitit 2022, Kosova ndoqi penalisht një grua të riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së. Edhe pse kjo grua u dënua me dy vjet burgim për shkak të bashkimit në grupin Shteti Islamik, gjykatat e Kosovës kanë dënuar të riatdhesuarit me tre deri në katër vjet e gjysmën burgim për organizim dhe pjesëmarrje në aktivitetet terroriste të IS-it”, u tha në raport.

Po ashtu, në raportin për Kosovën përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Ylber Belës, për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Bela ishte riatdhesuar në Kosovë në maj, në përpjekjen e përbashkët me SHBA-në.

Në raportin e DASH-it u përmend edhe rasti i aktakuzës ndaj katër personave të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste kundër rendit kushtetues. Ata dyshohen se kishin tentuar të krijonin struktura organizative për të kryer sulme terroriste në Kosovë duke kontaktuar me një zyrtar të lartë të grupit Shteti Islamik.

DASH tha se në qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë liroi nga akuzat katër persona: dy dyshoheshin për përgatitje të sulmeve ndaj klubeve të natës, kishave dhe forcave të Kosovës, dhe dy për vepra të tjera penale. Ata u liruan në mungesë të provave.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.

DASH vuri në pah se Kosova ka legjislacion për të luftuar edhe financimin e terrorizimit, por tha se ka mungesë të një strategji për të adresuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin.

“Megjithatë, dënimet e shkurtëra, lirimet e parakohshme dhe me kusht, si dhe joroganizimi i mbikëqyrjes pas lirimit paraqesin kërcënime për sigurinë”, u tha në raport.

Sa i përket incidenteve terroriste më 2022, DASH përmend edhe arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, në dhjetor të vitit 2022, nën akuza për terrorizëm, pas sulmit që përfshiu mjete shpërthyese ndaj zyrave lokale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ndaj stafit të këtij komisioni në Mitrovicë të Veriut.

Arrestimi i tij kishte nxitur banorët lokalë të vendosnin barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar për disa javë rrugët që çonin drejt pikëkalimeve kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Barrikadat u hoqën pasi Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Po ashtu, raporti përmend edhe dënimin që i bëri Qeveria e Kosovës sulmeve të armatosura ndaj policisë në veri të Kosovës, që i cilësoi si akt terrorist.

“Prokurorët kosovarë i klasifikuan këto incidente të lidhura me akuza terroriste dhe raste kundër rendit kushtetues”.

Sa i përket aspektit të sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, raporti i DASH-it tha se “çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhdon të kufizojë aftësinë e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin e saj në atë rajon. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të promovuar një mjedis të sigurt dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

DASH po ashtu përmend edhe vlerësimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë se që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, në Kosovë ka pasur rritje të dezinformatave dhe se ato “janë gjithnjë e më shumë nxitëse të mendimit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimi ndëretnik ka kontribuar në rritjen e tensioneve ndëretnike në veri të Kosovës”.

Në një raport të publikuar në fund të nëntorit të vitit 2023, të hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), u tha se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin një luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.

Ekspertët e Këshillit të Evropës: Kosova ta themelojë Asociacionin, të mos dërgojnë njësi speciale në veri

Ekspertët e Këshillit të Evropës: Kosova ta themelojë Asociacionin, të mos dërgojnë njësi speciale në veri

Ekspertë të pavarur të Këshillit të Evropës thonë se legjislacioni i Kosovës u përshtatet standardeve të Këshillit të Evropës për sundimin e ligjit, por ata kërkojnë nga Kosova themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe mosdërgimin e njësive speciale të policisë për të kryer detyra të zakonshme në pjesën veriore të Kosovës.

Në një raport vlerësues, që vjen gjashtë muaj pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, ekspertët kërkuan nga autoritetet e Kosovës “të braktisin kundërshtimin e tyre për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe” dhe të fillojnë negociatat për formimin e tij.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së fundi ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë projekt-statutin për krijimin e asociacionin, të ofruar nga të dërguarit perëndimorë më 21 tetor, si pjesë e marrëveshjes që u është ofruar Serbisë dhe Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre. Marrëveshja parashikon njohje të dokumenteve, simboleve dhe respektim reciprok to sovranitetit dhe tërësisë tokësore. Marrëveshja gjithashtu kërkon nga palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk përfshin detyrimin për njohje të ndërsjellë.

Raporti i ekspertëve, i bërë publik të hënën, është pjesë e analizave që do të vlerësohen nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës para se kërkesa e Kosovës për anëtarësim të hidhet në votim. Për t’u anëtarësuar Kosovës i duhet mbështetja e dy të tretave të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në prill të vitit 2022. Anëtarësimi i saj në këtë mekanizëm është përshfirë si pjesë e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në shkurt dhe asaj në Ohër, në mars të kërij viti me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Raporti identifikon tre sfida kryesore në sistemin e drejtësisë, në veçanti rreth funksionimit të gjykatave lokale, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës për shkak të tensioneve të shtuara, mosrespektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe “prirjes shqetësuese për të përdorur në mënyrë të tepruar forcat speciale policore në pjesën veriore të Kosovës.” Ekspertët kërkojnë nga qeveria e Kosovës të “respektojë plotësisht pavarësinë e sistemit të drejtësisë” dhe “të kufizojë kritikat e pamerituara që po minojnë besimin” në të.

Në gjetjet e raportit, ekspertët, të cilat janë angazhuar nga asambleja e Këshillit të Evropës për të vlerësuar përputhshmërinë e kuadrit ligjor të Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës, kërkojnë nga autoritetet të zbatojnë “pa vonesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastrit të Deçanit”, duke iu referuar vendimit të vitit 2016 të kësaj gjykate që i njeh manastirit ortodoks serb pronësinë e një sipërfaqe prej 24 hektarësh tokë përreth tij. Qeveritë e ndryshme të Kosovës nuk e kanë zbatuar këtë vendim dhe ai është shndërruar në një kritikë të vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, e themeluar në vitin 1949. Vitin e kaluar, pas sulmit rus ndaj Ukrainës, ky mekanizëm ka përjashtuar Rusinë nga radhët e veta.

Raporti i ekspertëve thekson nevojën për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kryerjen e reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut për komunitetet pakicë në Kosovë, përfshirë shkollimin primar dhe sekondar për komunitetin rom, ashkali, egjiptian dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe përdorimin e gjuhëve amtare.

Javën e kaluar Këshilli i Evropës kritikoi rajonin që nuk ka arritur të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës për krimet e luftës, duke vlerësuar se pajtimi mes shteteve të reja, që dolën nga shkatërrimi i Jugosllavisë, ende nuk është arritur.

Në raportit e ekspertëve për Kosovën, ata kërkojnë nga autoritetet të miratojnë strategji për të nxitur dialogun ndëretnik dhe ndërtimin e besimit.
Kosova e paraqiti kërkesën për anëtarësim në maj të vitit 2022, pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

Pas Danimarkës, Kosova zgjoi interesimin edhe të shteteve tjera për qeli me qira

Pas Danimarkës, Kosova zgjoi interesimin edhe të shteteve tjera për qeli me qira

Marrëveshja me Mbretërinë e Danimarkës për lëshimin me qira të qelive të burgut të Gjilanit për ekzekutimin e dënimeve, ka hapur rrugën që edhe shtete të tjera t’i drejtohen Kosovës me të njëjtën kërkesë. Këtë e ka zbuluar vetë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e së enjtes, ku në rend dite ishte ratifikimi i marrëveshjes me Danimarkën. Por, cilat janë shtetet që kanë provuar të lidhin marrëveshje të njëjtë me Kosovën dhe pse u lidh në radhë të parë marrëveshja me autoritetet daneze?

Pas Danimarkës, interesim për t’i marrë qelitë e burgjeve të Kosovës me qira, kanë shprehur edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Në seancën e së enjtes, kur në rend dite ishte ratifikimi i marrëveshjes për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu zbuloi se ka pasur kërkesa të tilla edhe nga shtete të tjera, por se janë refuzuar.

“Sa i përket asaj se a do të ndalet Kosova me këtë marrëveshje, mua më duhet të bëhem e sinqertë. Pas kësaj marrëveshje, ka pasur edhe vende të tjera që kanë kërkuar të bëjmë marrëveshje të njëjta, mirëpo ne nuk kemi pranuar. Ky është qëndrimi i Kosovës tani për tani, sepse konsiderojmë që e kemi këtë”, deklaroi Haxhiu.

Gazeta Express ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë se për cilat shtete foli Haxhiu, por as ata s’kanë pranuar t’i ndajnë këto informacione. Mos zbulimin e tyre e kanë arsyetuar me bashkëpunimin që e kanë me këto shtete.

“Lidhur më këtë, ju njoftojmë se ashtu siç ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, ka edhe shtetet të tjera të cilat kanë shprehur interesimin për marrëveshje të natyrës së njëjtë, siç është Marrëveshja me Danimarkën. Marrë parasysh bashkëpunimin që kemi me këto shtete, për hirë të korrektësisë, nuk mund të përmendin emrat e tyre në këtë fazë përveç se të themi që janë anëtare të BE-së”, thuhet në përgjigjet e MD’së për Gazetën Express.

Pse u lidh marrëveshja me Danimarkën?

Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar letër-pëlqimin për dërgimin e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë në dhjetor të vitit 2020. Dokumenti është shndërruar në Traktat në prill të vitit 2022.

Ky Traktat parasheh që Danimarka të marrë në shfrytëzim qeli të vetme dhe të përbashkëta në burgun e Gjilanit, derisa Kosova përfiton në këmbim mbi 200 milionë euro.

Traktati ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe sipas tij Danimarka nuk do të dërgojë të burgosur të dënuar për vepra terroriste, të burgosur të dënuar për krime të luftës dhe të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor jashtë burgut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka arsyetuar lidhjen e kësaj marrëveshje me marrëdhëniet që ka Kosova me Danimarkën dhe mbështetjen që ky shtet i ka dhënë vendit në procese të ndryshme.

“…që të mos i prishim marrëdhëniet me Mbretërinë e Danimarkës për shkak të mbështetjes që Mbretëria e Danimarkës na ka dhënë në procese të ndryshme, përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës, ku ne pretendojmë që të anëtarësohemi. Kemi konsideruar që është e rëndësishme që ta vazhdojmë, mos ta ndërpresim këtë dakordim që e kishte bërë Qeveria paraprake”, tha Ministrja.

Për këtë Traktat, deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ngritur shqetësime në seancën e së enjtes dhe për këtë arsye votimi është shtyrë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, tha se lidhur me këtë marrëveshje, sa i përket vizitave të familjarëve të të burgosurve, lirimin me kusht, gjysmë-lirinë dhe se çka do të ndodhë me të burgosurit pas përfundimit të dënimeve.

Ministrja Haxhiu i sqaroi atij se të gjitha këto i ka marrë përsipër Mbretëria e Danimarkës.

“Asnjë prej këtyre personave nuk do të qëndrojnë në Republikën e Kosovës. Ne do t’i transfmerojmë në aeroport dhe pastaj përgjegjësinë e merr Qeveria daneze.  Ne nuk kemi pune me vendet e treta, por vetëm me Mbretërinë Daneze. Ata merren me vizitat familjare e të tjerat”, sqaroi atë ditë Haxhiu.

Ndërkohë, deputeti Armend Zemaj, foli për shumën që është paraparë për renovimin e objektit korrektues në Gjilan, sipas rekomandimeve daneze.

“Pse duhet nga buxheti i Kosovës të financojmë për renovimin’, pyeti ndër të tjera Zemaj.

Haxhiu tha se këtë shumë, Danimarka do t’ia kthej sërish buxhetit të Kosovës.

“Është e vërtetë që për renovimin e burgut të Gjilanit do të shkojnë deri në 5 milionë euro. Këto pastaj Danimarka do t’i thej në buxhetin e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

E deputeti tjetër i LDK’së, Driton Selmanaj, pyeti nëse kjo do të jetë marrëveshja e fundit e tillë që bën Kosova. Aty Ministrja Haxhiu e pranoi se kanë pranuar kërkesa për marrëveshje të tilla edhe nga shtetet tjera, por se i kanë refuzuar.

Ndryshe, në projekt-buxhetin për vitin 2024, te investimet kapitale renditen edhe ato në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, sipas marrëveshjes me Danimarkën, për dhënien në shfrytëzim të qelive.

Për vitin 2024, janë ndarë 1 milion e 400 mijë euro për renovimin e objekteve të kësaj qendre, sipas rekomandimeve të shtetit danez. Ky projekt në total pritet të kushtojë 2.4 milionë euro. 600 mijë euro janë ndarë për furnizimin dhe instalimin me pajisje për ngritjen e sistemit të sigurisë, si dhe 750 mijë euro për funksionalizimin dhe instalimin me pajisje të IT në këtë qendër, sipas rekomandimeve të shtetit danez.

Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë