Trajneri i Kosovës, Alain Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

23.05.2022

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, […]

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit Foto: Ilustrim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.

Lista e futbollistëve:

– Arjanet Muric – Adana Demirspor;
– Samir Ujkani – Empoli FC;
– Visar Bekaj – KF Tirana;
– Mërgim Vojvoda – Torino FC;
– Lirim Kastrati – Ujpest FC;
– Fidan Aliti – FC Zurich;
– Mirlind Kryeziu – FC Zurich;
– Amir Rrahmani – SSC Napoli;
– Benjamin Kololli – Shimizu S-Pulse;
– Edvin Kurtulus – Hammaarby IF;
– Ibrahim Dresevic – SC Heerenveen;
– Betim Fazliji – FC St. Gallen;
– Valon Berisha – Stade de Reims;
– Florent Muslija – SC Paderborn;
– Florian Loshaj – Cracovia FC;
– Blendi Idrizi – Schalke 04;
– Toni Domgjoni – VSB Vitesse;
– Edon Zhegrova – Lille OSC;
– Milot Rashica – Norwich City FC;
– Donat Rrudhani – FC Aarau;
– Emir Sahiti – HNK Hajduk Split;
– Arbër Zeneli – Stade de Reims;
– Zymer Bytyqi – Konyaspor;
– Vedat Muriqi – RCD Mallorca.

Përzgjedhës: Alain Giresse.