Trajneri i kombëtares së Kosovës publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e tetorit

04.10.2019

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e këtij muaji. Ku në këto dy ndeshje Kosova do të përballet në miqësoren kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor. Përgatitjet […]

Trajneri i kombëtares së Kosovës publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e tetorit Foto: Ilustrim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e këtij muaji.

Ku në këto dy ndeshje Kosova do të përballet në miqësoren kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor.

Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në të njëjtën ditë përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00 në hotel “Emerald”.