Trajneri i Kombëtares së Kosovës: Jam shumë krenar me skuadrën time

11.09.2019

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas ndeshjes së humbur ndaj Anglisë me rezultat 5:3, ai tha se përgjegjësitë për këtë humbje i marrë mbi supet e mia. Takimi i djeshëm ishte njëra ndër ndeshjet më kryesore në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, por edhe pse këtë takim e humbi Kosova, […]

Trajneri i Kombëtares së Kosovës: Jam shumë krenar me skuadrën time Foto: Ilustrim

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas ndeshjes së humbur ndaj Anglisë me rezultat 5:3, ai tha se përgjegjësitë për këtë humbje i marrë mbi supet e mia.

Takimi i djeshëm ishte njëra ndër ndeshjet më kryesore në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, por edhe pse këtë takim e humbi Kosova, Challendes këmbëngulë se është krenar me skuadrën e tij.

Skuadra angleze e mundi Kosovën me rezultat 5:3 të martën në stadiumin St. Mary’s në Southampton, duke e forcuar vendin e parë në Grupin A me pikë maksimale nga katër ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë dje Kosova e pësoi humbjen e parë pas plot dy vjetëve dhe të parën pas 14 ndeshjeve nën urdhërat e trajnerit Bernard Challandes.

Kosova e pësoi humbjen e parë pas plot dy vjetëve dhe të parën pas 14 ndeshjeve nën drejtimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes.

Kombëtarja dardane bie në pozitën e tretë në grup me një pikë më pak se Republika e Çekisë, pas humbjes ndaj anglezëve për të cilën përgjegjësinë e mori Challandes.

“Anglia ka bërë lojë të përkryer me lojtarë teknikë dhe të shpejtë.. Anglia është ndër ekipet më të mira në botë. Ne kemi rrezikuar. Ata ishin efikas në pjesën e parë, ai është nivel i lartë i futbollit. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë. Por unë marr përgjegjësinë sepse i kam thënë skuadrës të provojë dhe të shkojë përpara”, tha Challandes pas ndeshjes.

Ai beson se humbja me Anglinë do të jetë mësim për Kosovën.

“Ne mundem të mësojmë nga niveli i lartë i kësaj ndeshje. Rezultati ishte befasues sepse nuk është normale që Anglia të shënojë në kundërsulme. Ne dëshironim të luanim për fitore dhe nëse e shohim pjesën e dytë mund të jemi krenarë sepse kemi bërë lojë të mirë. Ju thashë të mos dorëzohemi dhe ata nuk u dorëzuan në pjesën e dytë. Jam krenar me skuadrën time sepse rezultati nuk është edhe i keq”, shtoi ai.