Trajneri i FC Ballkanit, Munishi: Këta dy trajnerë të Superligës, po bëjnë punë fantastike!

04.11.2019

Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi kanë përgëzuar dy trajnerët e ri të Ipko Superligës, Shpëtim Idrizin dhe Fitim Llapashticën. Sipas tyre, të dy po bëjnë shumë mirë me skuadrat e tyre. “Idrizi, Llapashtica dhe Besart Cecelia po tregojnë që në Kosovë ka trajnerë të rinjë shumë të mirë”, deklaroi Sokoli fillimisht. “Pajtohem plotësisht. 89-shi i […]

Trajneri i FC Ballkanit, Munishi: Këta dy trajnerë të Superligës, po bëjnë punë fantastike! Foto: Ilustrim

Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi kanë përgëzuar dy trajnerët e ri të Ipko Superligës, Shpëtim Idrizin dhe Fitim Llapashticën.

Sipas tyre, të dy po bëjnë shumë mirë me skuadrat e tyre.

“Idrizi, Llapashtica dhe Besart Cecelia po tregojnë që në Kosovë ka trajnerë të rinjë shumë të mirë”, deklaroi Sokoli fillimisht.

“Pajtohem plotësisht. 89-shi i Idrizit po bën paraqitje fantastike, ndërsa Llapashtica ka ndryshuar fytyrën e Vushtrrisë që prej largimit të italianit”, u shpreh Munishi, raporton GazetaOlle.

Ata kanë përgëzuar trajnerët e rinj, duke theksuar se po del një gjeneratë shumë e mirë.

Ndryshe, Idrizi e drejton 89-shin prej fillimit të sezonit, derisa Llapashtica zuri vendin e Tomës te Vushtrria.