Trajneri i Chelseat: Nuk jam i lumtur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve

26.04.2021

Pas disa jave pushim, nesër rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshjet gjysmëfinale. Në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale në mes të Real Madridit dhe Chelseas. Kjo ndeshje është paraparë të luhet nesër me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Ndërsa sot para ndeshjes ndaj klubit spanjoll, në një […]

Trajneri i Chelseat: Nuk jam i lumtur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve Foto: Ilustrim

Pas disa jave pushim, nesër rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshjet gjysmëfinale.

Në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale në mes të Real Madridit dhe Chelseas.

Kjo ndeshje është paraparë të luhet nesër me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Ndërsa sot para ndeshjes ndaj klubit spanjoll, në një konferencë për media ka folur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Ndër tjerash në këtë konferencë është shprehur i pakënaqur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

Ai është shprehur i pakënaqur me këtë format, pasi që sipas tij UEFA po i shton ndeshjet dhe kalendari është bërë problem për klubet.

“Nuk e di nëse më pëlqen, sepse shoh vetëm më shumë ndeshje nga ky format dhe më shumë ndeshje për ne do të thotë më shumë lodhje dhe kalendar më të ngjeshur për klube”, tha ai.

“Por, tani lajmet për Superligën kanë lënë në hije formatin e ri të Ligës së Kampionëve. A kanë folur me ndonjë lojtar? A kanë folur me ndonjë trajner? Jo, se besoj! Ata nuk kanë pyetur askënd, ne kemi tani shumë kompeticione dhe shumë ndeshje, kjo do të thotë që nuk do të ketë kualitet”, tha Tuchel.

“Jo nuk jam i lumtur me këtë format, do të ketë më shumë ndeshje dhe më shumë lodhje për klubet, si do të mund t’i përballojmë të gjitha?!”, përfundoi Thomas Tuchel.