Trajneri i Chelseas: Vështirë se do ta mbajmë Hazardin

09.04.2019

Trajneri i klubit të futbollit Chelsea Maurizio Sarri tha se duhet rrespektuar vendimin e Eden Hazard nëse ai do të largohet këtë verë. Ka kohë që përflitet për interesimin e Real Madrid për yllin e Chelsea belgun Eden Hazard. Shifra për kalimin e tij që po shfaqen për një kalim të mundshëm tek madrilenët është […]

Trajneri i Chelseas: Vështirë se do ta mbajmë Hazardin Foto: Ilustrim

Trajneri i klubit të futbollit Chelsea Maurizio Sarri tha se duhet rrespektuar vendimin e Eden Hazard nëse ai do të largohet këtë verë.

Ka kohë që përflitet për interesimin e Real Madrid për yllin e Chelsea belgun Eden Hazard.

Shifra për kalimin e tij që po shfaqen për një kalim të mundshëm tek madrilenët është ajo e 100 milion funta britanike.

Pas ndeshjes së djeshme të Premier Ligës angleze ku Hazard shënoi dy herë, njëri prej tyre spektakular, trajneri Sarri u shpreh se nëse “Eden do një përvojë të re vështirë se mund ta mbajmë”.

Poashtu, u shpreh se shifra e përfolur e 100 milionëve është shumë pak për të.

Sarri shtoi se edhe udhëheqësia e klubit pajtohet me të rreth çështjes Hazard.

Ndërsa, vetë Eden Hazard, pas ndeshjes së mbrëmshme u shpreh se “Njëherë jam i përqendruar tek Chelsea, e shohim verës”. Kontrata e belgut i skadon verës së 2020’s.

Chelsea është në garë të rreptë për një vend në ligën e kampionëve dhe për të i komplikuar gjërat më tej nuk do të mund të kryejnë transfere deri më janar të 2020’s si pasojë e dënimit nga UEFA.

Pritet një vendim nga apeli në FIFA.