Trajneri i Chelsea, Lampard: Askush nuk mund ta zëvendësojë Hazardin

Trajneri i Chelsea, Lampard: Askush nuk mund ta zëvendësojë Hazardin

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka pranuar që nuk askush nuk mund ta zëvendësojë sulmuesin Eden Hazard.

Hazard u transferua këtë verë në Real Madrid dhe tekniku anglez tha se ishte një fans i madh i tij. 

“Isha një fans i madh i Hazardit. Luajta me të dhe mund të them se është një ndër lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Lampard

Në përfundim të deklaratës së tij tha se: “Gjatë kohës sa ishte në Chelsea, ishte lojtari me më së shumti asistime dhe gola. Nuk mund ta zëvendësosh si individ, arsyeja është niveli i tij. Si klub duhet të vazhdojmë përpara”.

RAPORTO