Trajneri i Barcelonës: Neymarin dua ta stërvis një ditë, pasi është lojtar i klasit të lartë

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, shpreson se mund të drejtojë një ditë yllin brazilian, Neymar.

Ky i fundit u bashkua me PSG më 2017, për një marrëveshje rekord botëror 222 milionë. Megjithatë, vazhdimisht ka qenë i lidhur me një rikthim në “Camp Nou”, që nga transferimi në Paris.

Vetë sulmuesi 28-vjeçar pranoi verën e kaluar se dëshironte të bashkohej me ish-skuadrën e tij, por klubet nuk u dakorduan dot.

Setien shpreson që klubi katalanas të gjejë një mënyrë për ta sjellë ish-yllin te Barcelona, edhe pse kjo mund të jetë e vështirë financiarisht, në mes të pandemisë së koronavirus. “Unë do të doja ta stërvitja Neymar një ditë, pasi është një lojtar i klasit të lartë. Për të qenë i sinqertë, unë e kam përmbushur një ëndërr në stërvitje, Lionel Messi, por do të isha i kënaqur absolutisht nëse edhe Neymar do të na bashkohej”, – tha Setien për “beIN SPORTS”.

Trajneri Blaugrana duhet të presë të paktën një vit, nëse do ta stërvisë brazilianin, pasi “Goal” ka raportuar se Neymar nuk do të bashkohet me skuadrën e tij të mëparshme këtë verë, për shkak të mungesës së fondeve në dispozicion te Barça.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.