Trajneri i Ballkanit: Synimet janë të qarta, jemi të gatshëm

19.08.2021

Krahas stërvitjeve në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri, FC Ballkani ka zhvilluar edhe një numër të madh ndeshjesh miqësore, si në Turqi ashtu edhe në Kosovë. Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi për Gazetën “Enigma” ka theksuar se e ka vlerësuar në tërësi periudhën përgatitore, duke shtuar se e gjithë kjo fazë ka […]

Trajneri i Ballkanit: Synimet janë të qarta, jemi të gatshëm Foto: Ilustrim

Krahas stërvitjeve në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri, FC Ballkani ka zhvilluar edhe një numër të madh ndeshjesh miqësore, si në Turqi ashtu edhe në Kosovë.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi për Gazetën “Enigma” ka theksuar se e ka vlerësuar në tërësi periudhën përgatitore, duke shtuar se e gjithë kjo fazë ka rrjedhë si është më së miri, pasi që nuk ka pasur as lëndime.

Sipas Isufit grupi është i kënaqur, i relaksuar dhe se me padurim e presin kampionatin e ri.

Ai tha se kanë pasur dy largime nga viti i kaluar dhe se janë munduar t’i kompensojnë dhe se sipas tij e kanë arritur qëllimin.

“Kemi pasur dy largime nga viti i kaluar. Jemi munduar t’i kompensojmë dhe mendoj që e kemi arritur qëllimin. Jemi mirë me grupin të cilin e kemi dhe mendoj që jemi të gatshëm. E mira është që skeleti i ekipit ka qëndruar, kështu që edhe këto ofrime që janë bërë, janë në ndihmë të filozofisë që kanë pasur këta djemë”, potencoi Isufi.

Isufi më tej ka folur edhe për synimet e FC Ballkani, të cilat sipas tij janë ato standarde, siç kanë qenë edhe dy vitet e kaluara, “atje lartë”, pasi sipas tij, ka investime në klub, ka organizim dhe nuk duhet lejuar dicka më poshtë, kështu që synimet janë të qarta.