Trajneri i Ballkanit për humbjen ndaj Llapit: Golat e pranuar erdhën nga gabimet tona

22.11.2021

Në këtë takim, Llapi e priti Ballkanin, ku vendasit shënuan fitore të madhe ndaj suharekasve me rezultat 4-1, kështu duke bërë rikthimin nga disavantazhi. Llapi ishte duke u humbur me rezultat 0-1, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasiqë nga minuta e 60-të e deri në fund llapjanët shënuan katër herë. Pas ndeshjes, trajneri […]

Trajneri i Ballkanit për humbjen ndaj Llapit: Golat e pranuar erdhën nga gabimet tona Foto: Ilustrim

Në këtë takim, Llapi e priti Ballkanin, ku vendasit shënuan fitore të madhe ndaj suharekasve me rezultat 4-1, kështu duke bërë rikthimin nga disavantazhi.

Llapi ishte duke u humbur me rezultat 0-1, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasiqë nga minuta e 60-të e deri në fund llapjanët shënuan katër herë.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi vlerëson se Llapi shënoi fitore nga gabimet e futbollistëve të tij.

“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë.

Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona.

Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet”, ka thënë Isufi.