Trajneri i Ballkanit për fitoren ndaj Feronikelit: Kemi mundur të shënojmë shumë më shumë gola

29.11.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje është zhvilluar edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit, ku suharekasit kanë arritur të marrin fitore të rëndësishme me rezultat 0-1. E ky triumf nga ana e Ballkanit në Drenas ka ardhur falë golit të realizuar nga sulmuesi afrikan, Theophilus Solomon. Ndërkaq, me tri pikët e fituara në këtë takim ka […]

Trajneri i Ballkanit për fitoren ndaj Feronikelit: Kemi mundur të shënojmë shumë më shumë gola Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj xhiroje është zhvilluar edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit, ku suharekasit kanë arritur të marrin fitore të rëndësishme me rezultat 0-1.

E ky triumf nga ana e Ballkanit në Drenas ka ardhur falë golit të realizuar nga sulmuesi afrikan, Theophilus Solomon.

Ndërkaq, me tri pikët e fituara në këtë takim ka mbetur i kënaqur trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi.

Por, përkundër kësaj Isufi ka thënë se skuadra e tij ka pasur mundësi që të shënojë shumë më shumë gola në pjesën e parë.

“Në 45 minutat e parë kemi mundur të jemi në avantazh prej dy/tri golave, dëshira për të dhënë golin e dytë u bë presion të lojtarët”.

“Tri pikë të rëndësishme në vazhdimësi, ku edhe fituam me meritë”, tha Isufi.Pas 16 xhirove në Superligë, Ballkani mbetet lider me 30 pikë, një më shumë se Gjilani dhe pesë më shumë se Llapi.