Trajneri i Ballkanit: Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë

11.03.2021

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll. Dy rivalet e Gjilanit, u përballen sot në kuadër të elitës së futbollit tonë. Skuadra e Dritës ishte ekip më i mirë në terren ndaj skuadrës së Bylbyl Sokolit, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për […]

Trajneri i Ballkanit: Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy rivalet e Gjilanit, u përballen sot në kuadër të elitës së futbollit tonë. Skuadra e Dritës ishte ekip më i mirë në terren ndaj skuadrës së Bylbyl Sokolit, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.

Po ashtu u zhvillua edhe ndeshja Arbëria – Ballkani, ku suharekasit në drejtim të trajnerit Bledi Shkëmbi shënuan fitore me rezultat të thellë 2-6.

Hoxha (33’), hapi serinë e golave në këtë duel. Mirlind Daku pas nëntë minutave dyfishoi shifrat, me të cilat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishin sërish “Xhebrailat” që shënuan të parët përmes Gripshit (50′). Vendasit ngushtuan shifrat përmes Kryeziut (65′), por menjëherë në minutën tjetër Daku realizoi golin e katërt për Ballkanin dhe të dytin personal në këtë ndeshje (66′).

Daku nuk u ndal me kaq dhe kompletoi het-trikun pas dy minutave (67′), Kurse, Zeka (76’), mbyllin serinë e golave për Ballkanin, derisa e tëra që mund të bënte ekipi i Arbërisë ishte edhe një gol tjetër që u shënua nga Marceli Cezar (74′). 

Pas përfundimit të ndeshjes, ka folur për “ArtSport” trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ku tha se është i lumtur me triumfin dhe paraqitjen e djemve, por shtoi faktin se duhet të përmirësohen.

Shkëmbi tutje tha se gjatë ndeshjes patën disa probleme, që në ndeshjet e ardhshme nuk duhet t’i përsërisin.

“Nuk është asnjë mesazh për Dritën kjo fitore sot. Është një fitore e cila më pëlqeu. Më pëlqeu se si luajtëm.

Pjesa e sulmit ia doli të shënojë. Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë. Kam ardhur të punojmë me futbollistët dhe të arrijmë rezultate që synojmë. Në fund do t’i bëjmë llogaritë”, tha ndër të tjera Shkëmbi.