Trajneri i Ballkanit pas fitores ndaj Prishtinës: Nuk duhet spektakli por vetëm të arrihet të fitohet ndeshja

30.08.2021

Në fundjavën që lamë pas, janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Gjatë ditës së djeshme u zhvilluar derbi i kësaj xhiroje, ku Prishtina u përball me Ballkanin. Ballkani në drejtim të trajnerit Bekim Isufi ka arritur ta fitojë ndeshjen me rezultat 1-0. Pas ndeshjes, trajneri Isufi ka dhënë […]

Trajneri i Ballkanit pas fitores ndaj Prishtinës: Nuk duhet spektakli por vetëm të arrihet të fitohet ndeshja Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas, janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluar derbi i kësaj xhiroje, ku Prishtina u përball me Ballkanin.

Ballkani në drejtim të trajnerit Bekim Isufi ka arritur ta fitojë ndeshjen me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes, trajneri Isufi ka dhënë intervistën e tij, ku ka thënë se Prishtinën për ta mposhtur nuk duhet spektakël, por vetëm të arrihet të fitohet ndeshja.

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani arriti ta fitojë ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me një gol të jashtëzakonshëm nga Ermal Krasniqi, në minutën e 51′.

Ndërsa, nga minuta e 74′ skuadra e Ballkanit ka luajtur me një lojtar më pak, pasi që Kushtrim Gashi u ndëshkua me të kuq.

Trajneri i Ballkani ka thënë se si Prishtina ashtu edhe ata dëshironin më pak gabime, duke shtuar se në këto ndeshje një gabim mund të sjellë avantazhin ose disavantazhin.

Ne këtë ndeshje ne ishim me të durueshëm, ndaj Prishtinës e dijmë që nuk duhet spektakli, por të fitohet ndeshja ashtu edhe siç e bëmë ne. Këta djemtë treguan që edhe me një lojtarë më pak mund të ia dalim, treguan karakter. Mbuluam hapësirat dhe ia dolëm”, tha Isufi