Trajneri i Ballkanit: Jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe interpretimin që këta djem bëjnë

20.10.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje, ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit. Skuadra nga Klina, Dukagjini dhe skuadra nga Suhareka, Ballkani i kanë ndarë pikët në këtë ndeshje, kështu duke u mbyllur ndeshja me rezultat 0-0. Dukagjini e ka filluar mirë takimin, pasiqë brenda 18 minutash lojë arriti që të rrezikojë […]

Trajneri i Ballkanit: Jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe interpretimin që këta djem bëjnë Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj xhiroje, ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit.

Skuadra nga Klina, Dukagjini dhe skuadra nga Suhareka, Ballkani i kanë ndarë pikët në këtë ndeshje, kështu duke u mbyllur ndeshja me rezultat 0-0.

Dukagjini e ka filluar mirë takimin, pasiqë brenda 18 minutash lojë arriti që të rrezikojë me anë të Mërlakut, por kuadratin e portës nuk e shënjestroi goditja e tij e fuqishme.

Por, nuk munguan as rrezikimet nga ana e FC Ballkanit, ku Armend Thaqi, Korenica dhe Gripshi, tentuan por nuk ishin të saktë.

Po ashtu, edhe 45 minutat e dytë, u zhvillua lojë me ritëm të lartë, ku të dy skuadrat tentuan që të shënojnë për të kaluar në epërsi.

Ndonëse, Ballkani nuk arriti të shënoj fitore, klubi suharekas ka marrë kreun e tabelës së Superligës me 18 pikë, kjo falë ndeshjes që e humbi Drenica nga Gjilani, ndërsa KF Dukagjini renidtet në pozitën e dhjetë me 10 pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është prononcuar për media dhe diskutoi ndeshjen në përgjithësi.

Kemi mundur të bëjmë më shumë. Prapë se prapë, me vetë faktin që skemi humbur jemi në rregull. Kemi lëshuar shumë pikë gjatë rrugës, është dashur të fitojmë më shumë në bazë të rrethanave të lojës”.

Jeni skuadra e vetme pa humbje, cili ëshë mendimi i juaj? “Ndoshta kampionati ka qenë i balancuar, ndoshta edhe atëherë kur në letër është pritur që të fitojnë. Kemi bërë hap fals në disa ndeshje”.

“Kemi mundur që të marrim më shumë pikë, jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe interpretimin që këta djem bëjnë. Kampionati është shumë interesant dhe i gjatë, ndoshta është dashur pak më shumë dëshirë dhe më cinik para golit për të marrë pikë të plota. Nuk kemi pësuar gol në dy ndeshe dhe jemi komod”, tha Isufi për Art Sport.