Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja afër për të shkruar historinë në futbollin kosovar
Deri tani udhëheqja me klubin e Ballkanit, Dajës po i shkon pothuajse shkëlqyeshëm, ku me këtë tempo ai mund të arrijë rekorde që nuk janë arritur deri më tani në futbollin kosovar. Me fitoren e djeshme ndaj Drenicës, Ballkani vazhdon të jetë lider në Superligën e Kosovës, ku ka ikur pesë pikë larg vendit të […]
Deri tani udhëheqja me klubin e Ballkanit, Dajës po i shkon pothuajse shkëlqyeshëm, ku me këtë tempo ai mund të arrijë rekorde që nuk janë arritur deri më tani në futbollin kosovar.
Me fitoren e djeshme ndaj Drenicës, Ballkani vazhdon të jetë lider në Superligën e Kosovës, ku ka ikur pesë pikë larg vendit të dytë.
Andaj, në rast se klubi suharekas, Ballkani arrinë që të shpallet kampion i Superligës së Kosovës, atëherë trajneri Ilir Daja do të bëhej trajneri i vetëm në histori të elitës së futbollit kosovar që vie nga Kategoria Superiore dhe e fiton titullin në Kosovë.
