Trajneri i Ballkanit i lumtur pas fitores me Malishevën: Fitorja ishte e merituar, jemi brenda objektivave

26.11.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani pas humbjes nga Llapi javën që lamë pas, tashmë i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës. Ballkani ka triumfuar kundër Malishevës me rezultat 2-0 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Trajneri i suharekasve, Bekim Isufi me tre pikëshin e fituar është shprehur i lumtur, ku ka shtuar se futbollistët […]

Trajneri i Ballkanit i lumtur pas fitores me Malishevën: Fitorja ishte e merituar, jemi brenda objektivave Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani pas humbjes nga Llapi javën që lamë pas, tashmë i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka triumfuar kundër Malishevës me rezultat 2-0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Trajneri i suharekasve, Bekim Isufi me tre pikëshin e fituar është shprehur i lumtur, ku ka shtuar se futbollistët e tij fituan me meritë.

“Jam i lumtur për tri pikë. Ka qenë një ndeshje e vështirë. Sidomos pas humbjes ndaj Llapit e cila na ka dhimbsur. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë. Në pjesën e parë nuk ishim në element. Prap se prap arritëm të shënojmë një fitore të rëndësishme. Kundërshtari vështirë jep pikë, por mendoj se marrë në tërësi ishte fitore e merituar”.

“Ne qysh në fillim kemi treguar se do të bëjmë lojë dhe të jemi brenda objektivave. Gjatë rrugës kemi gabuar, por jemi munduar të kemi sa më pak gabime. Marrë në tërësi është parë se nga minuta e parë e kemi dashur fitoren. Jemi brenda objektivave”, ka thënë Isufi për Art Sport.